BallinaBota

FDA i jep autorizimin ‘Abbott’ për përdorimin e testit të koronavirusit në shtëpi

Testi i koronavirusit në shtëpi i  ‘Abbott Laboratories’ është autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, tha kompania të mërkurën, pasi kombi po përjeton një rritje të rasteve dhe testimi është shumë i kërkuar.

Abbott thotë se pret të prodhojë 30 milion teste të saj BinaxNOW, në tremujorin e parë të 2021 dhe 90 milion të tjerë në tremujorin vijues, të cilat do të kushtojnë 25 dollarë.

Lexo më shumë  Zelensky thotë se ndihma ushtarake perëndimore, është e pamjaftueshme për ta fituar luftën

Testi jep rezultate në rreth 15 minuta, sipas Abbott, dhe mund të përcaktohet nga shtëpia pa dërguar mostra në një laborator.

Ofruesi i zgjidhjeve shëndetësore dixhitale eMed ka bashkëpunuar me Abbott për të menaxhuar procesin dhe u dërgon rezultatet klientëve dhe autoriteteve të shëndetit publik shtetëror dhe lokal përmes aplikacionit të Abbott, shkruan Forbes 

YouTube player