BallinaBota

OBSH përgatit një grup shkencëtarësh për të hetuar origjinën e Covid në Wuhan të Kinës

Një ekip prej 10 shkencëtarësh nga e gjithë bota do të udhëtojë në qytetin kinez të Wuhan muajin tjetër për të hetuar origjinën e Covid-19, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

 Pekini ka hezituar të pranojë një hetim të pavarur dhe u janë dashur shumë muaj negociata që OBSH t’i lejohet hyrja në qytet, raporton BBC

Lexo më shumë  Stoltenberg: NATO po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore

 Virusi mendohet të ketë ardhur nga një treg në qytet që shet kafshë. Por kërkimi për burimin ka çuar në tensione, veçanërisht me SH.B.A.

 Administrata e Presidentit Donald Trump ka akuzuar Kinën se po përpiqet të fshehë shpërthimin fillestar.

Një biolog në ekipin që do të udhëtojë në Wuhan i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se OBSH nuk po kërkonte të ndante fajin, por më tepër për të parandaluar shpërthimet në të ardhmen.

Lexo më shumë  Ukraina përgatit terrenin për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

 “Në të vërtetë nuk ka të bëjë me gjetjen e një vendi fajtor. Ka të bëjë me përpjekjen për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pastaj të shohim nëse, bazuar në ato të dhëna, mund të përpiqemi të zvogëlojmë rrezikun në të ardhmen” tha Fabian Leendertz i Institutit Robert Koch të Gjermanisë.

YouTube player