BallinaBota

Charlie Hebdo: Gjykata franceze shpall 14 persona fajtorë për bashkëpunimin në sulmet terrorriste

Një gjykatë në Paris ka shpallur 14 persona fajtorë për përfshirje në një seri sulmesh terroriste.

Sulmet e janarit 2015 ndaj revistës Charlie Hebdo, ndaj një  punonjëseje policie dhe një supermarketi lanë 17 viktima.

Njëmbëdhjetë të pandehur u paraqitën në gjykatë për vendimin të mërkurën dhe tre u gjykuan në mungesë.

Lexo më shumë  BE jep dritën e gjelbër për 3.2 miliardë euro për Patriotët e Ukrainës, mburojë e re kundër sulmeve ruse

Një nga ata që nuk ishin në gjyq ishte Hayat Boumeddiene, partnerja e  arratisur e Amedy Coulibaly i cili u vra në sulmin ndaj supermarketit.

Boumeddiene, e cila iku në Siri një javë para sulmeve, u shpall fajtore për financimin e terrorizmit dhe përkatësisë në një rrjet kriminal terrorist. Ajo u dënua me 30 vjet burg.

I pandehuri kryesor në gjykatë, Ali Riza Polat, u shpall fajtor për bashkëpunim në krimin terrorist dhe gjithashtu iu dha një dënim prej  30-vitesh burg, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Çmimi i naftës e kalon nivelin prej 105 dollarësh për herë të parë që nga muaji maj
YouTube player