Opinion/Aktualitet

Fantazma që hëngri qeverinë

Nga Klodian Tomorri

Ne fillim te nentorit 2016, ne qeveri mberriti nje projektvendim per t’i dhene bonus 8 per qind te pikeve nje kompanie te quajtur Integrated Energy BV shpk per ndertimin e nje inceneratori ne Tirane. Ne planin e biznesit thuhej se kompania do te financonte plotesisht nga kapitali i saj ndertimin e inceneratorit duke i dhene fund problemit te pastrimit te Tiranes. Kryeministria e merr projektvendimin dhe e percjell per mendim ne disa ministri linje.

Nje nga shkresat i mberrin dhe Ermonela Felajt, ne ate kohe ministre e Shtetit per Marredhenien me Parlamentin. Zonja Felaj behet kurioze dhe fillon te kerkoje kush ishte kompania. Fut emrin Integrated Energy ne regjistrin e QKB-se nuk i dilte asgje. Provon te kerkoje me emrat e aksionereve, prape nuk i dilte asgje. Pas kerkimeve, ministrja e Shtetit kthen pergjigje me shkrese ku thote: “Pas shume perpjekjeve ne nuk arritem te gjejme kompanine ne QKB, aq me pak te merrnim informacion per historikun apo kapacitetet e saj financiare.”

Teksa Ermonela kerkonte deshperimisht te gjente kompanine, ne 7 dhjetor po te vitit 2016, Keshilli i Ministrave e miraton projektvendimin. Pra qeveria miraton nje vendim ku shperblen me bonus 8 per qind te pikeve kompanine Integrated Energy BV shpk ne proceduren per koncesionin e Inceneratorit. Tani pse nuk e gjente dot ministrja e Shtetit, kompanine?

Sepse kompania nuk ekzistonte. Integrated Energy BV shpk u themelua ne 30 gusht te vitit 2017. Plot 9 muaj pasi vendimit te qeverise qe i jepte asaj bonusin e pikeve. Me pak fjale, Keshilli i Ministrave, 16 burra dhe gra anetare te qeverise, kishin marre vendim dhe i kishin dhene bonus nje kompanie qe nuk ekzistonte.

Nje kompani qe nuk ekzistonte fare do te investonte 130 milione euro per te ndertuar inceneratorin. Dhe firmat kaluan te gjitha “fap e fap e fap” sic e shpjegoi kryeministri me vone. Ajo e DH Albanias ishte shume me e pakte se kaq. Te pakten DH Albania ekzistonte ne QKB, pavaresisht se kishte falsifikuar firmen e sekretarit te Shtetit ne Delaware. Kjo Integrated nuk ekzistonte hic. Nejse ne 31 gusht qeveria miraton koncesionin. Ne te njejten dite Klodian Zoto themelon kompanine Integrated Energy BV SPV shpk.

Lexo më shumë  A është çmendur Ilir Meta?

Rruges dilnin probleme. Per shembull kush do te merrte persiper financimin e tarifes 29 euro per tone. Sa here dilnin nga keto gjera, zgjidhja ishte Bashkia e Tiranes. Madje, ne nje pike Bashkia e Tiranes arrin deri aty sa merr persiper edhe garancine e kerkeses. Pra nese ne Sharre nuk depozitoheshin 700 tone mbetje ne dite, por depozitoheshin 350, Bashkia thote qe 350 tonet e tjera i paguaj une. Pra Bashkia mori persiper qe ne cfaredo skenari, si me mbetje si pa mbetje, t’i paguante kompanise private minimalisht 20 mije e 300 euro ne dite te garantuara.

Firmat rridhnin “fap e fap e fap”. Pas pak kohesh filloi te rridhte dhe leku “fap e fap e fap”. Ne vitet 2015-2016 dhe 2017, Bashkia e Tiranes shpenzonte 1.1 miliarde leke ose 9 milione e 400 mije euro ne vit per pastrimin e Tiranes, duke perfshire grumbullimin e mbeturinave dhe depozitimin e tyre ne landfill. Ne vitin 2018, shifra kerceu ne 19 milione e 600 mije euro, ndersa ne 2020-en arriti ne 20 milione euro.

Per te perballuar gropen e madhe qe kishte krijuar koncesioni, ne vitin 2020 Bashkia e Tiranes u ve litarin ne fyt qytetareve. Permes nje vendimi okult, Keshilli Bashkiak i Tiranes rrit me 15 per qind tarifen e pastrimit per familjet dhe biznesin e madh, ndersa per biznesin e vogel tarifa u rrit me 60 per qind. Ne relacion, Bashkia e pranonte se jane rritur kostot per shkak te koncesionit, ndaj duheshin rritur tarifat per popullin. Por as kjo nuk mjaftonte. Duhej gjetur dhe nje burim tjeter qe te pomponte miliona drejt Sharres.

Zgjidhja ishte detyrimi i bizneseve te ndertimit per te depozituar dherat dhe inertet kundrejt pageses ne Sharre. U krijua nje situate komike, ku nje biznes ndertimi paguan 100 mije euro per te hapur nje grope per ndertim pallati dhe 200 mije euro per te depozituar dheun e gropes ne Sharre.

Lexo më shumë  A është çmendur Ilir Meta?

Vendimi i Bashkise qe detyron biznesin te depozitoje dherat ne Sharre kundrejt tarifes nuk gjendet askund. Por ndertuesit kercenohen me leje ndertimi dhe polici bashkiake. Sot ambienti me i sigurte ne Shqiperi eshte pas nje kamioni dherash ne Tirane. Aty ka minimalisht 2 makina te policise bashkiake, qe kane vetem nje detyre. Te sigurohen qe kamioni me dhe do te shkoje ne Sharre dhe ndertuesi do te paguaje tarifen 450 leke per tone tek koncesionari. Sapo paguhet tarifa pune e policeve mbaron.

Kur sqolla u mbush plot dhe filloi t’i dilte era, ne Bashkine e Tiranes mberrin KLSH-ja. Pas auditimit, KLSH i thote Erion Veliajt qe ti po paguan para per sherbim te pakryer. Tarifa prej 29 euro per ton mbetje parashikon depozitim plus incenerim. Por incenerimi nuk behet sepse nuk ka incenerator. Ne keto kushte, i thote KLSH, kryetarit te Bashkise, ti duhet te negociosh tarifen.

Zoti Veliaj i kthen pergjigje KLSH-se: “Tarifen 29 euro per ton une e paguaj per depozitim-thote- ndaj nuk rendesi nese mbetjet inenerohen apo jo.” Pas disa shkresash dhe kundershkresash mes KLSH dhe Bashkise, ne fund Erion Veliaj e mbyll argumentin duke e pasuar topin. “Nuk jam une autoriteti kontraktor- i thote KLSH-se-, ndaj mos ma kerkoni mua negocimin e tarifes. Dhe ketu puna mbyllet.

Leku vazhdon “fap e fap e fap”. Familjet dhe biznesi paguajne me shume per pastrimin. Ndersa kryeministrin dhe gjithe qeverine i mashtruan. Dikush i beri te miratojne nje vendim per nje kompani qe nuk ekzistonte. Drama e te pabeseve. Por sic e kemi thene, pergjegjesia eshte individuale. Gjithmone.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *