Bota

Evropa përballë masakrave gjatë dekadave të fundit

Masakra e supozuar në Bucha të Ukrainës rikujton momentet më të këqija të luftërave ballkanike të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Mbi të gjitha, kujtohet masakra e Srebrenicës e kryer nga ushtria Serbe e Bosnjës, në të cilën u vranë më shumë se tetë mijë njerëz

Pas një rrethimi dyvjeçar, trupat e gjeneralit Ratko Mlladiç hynë në këtë enklavë boshnjake, në një zonë të mbrojtur nga helmetat blu të OKB-së. Paqeruajtësit nuk arritën të mbronin popullsinë civile dhe madje bashkëpunuan në ndarjen e burrave nga gratë dhe fëmijët.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Vite më vonë, gjenerali Mlladiç dhe shefi i tij politik, Radovan Karaxhiç, u gjykuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm për gjenocid.

Por, masakra e parë e madhe në luftën ballkanike ndodhi katër vjet përpara Srebrenicës në qytetin kroat të Vukovarit.

Pas pushtimit të qytetit, trupat serbe nxorën rreth dyqind kroatë që ishin strehuar në spitalin lokal. Ata i zhvendosën në një fermë dhe i torturuan për orë të tëra para se t’i vrisnin. Të paktën 300 njerëz të tjerë u zhdukën.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Vite më vonë, ish-koloneli Mile Mrksiç, i njohur si “Kasapi i Vukovarit” u dënua me 20 vjet burg për krime lufte.

Në fund të asaj dekade masakra në shkallë më të vogël u kryen në Kosovë dhe Çeçeni.

Në vitin 2008 dhjetëra civilë u vranë gjatë sulmit të dështuar të ushtrisë gjeorgjiane për të rimarrë kontrollin e Osetisë së Jugut. Nuk do të ishte hera e fundit që ndodh kjo në Evropë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *