Lajme

S’ka treg, dhjetëra kuintal mollë dibre hidhen në kanale

Dhjetëra kuintal Mollë janë hedhur buzë rrugës nacionale Maqellarë-Peshkopi.

Ndonëse për fermerët ka qenë një sezon me prodhim të madh, mungesa e tregut të shitjes ka bërë që atyre tju mbeten stok mollët deri në kalbjen e tyre.

Sasia e derdhur e mollëve është e madhe, ndërsa të shqetësuar janë çobanët që kullotin bagëtinë e imtë në këtë zonë.

Lexo më shumë  Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

 Ata shprehen se kanë frikë se ju helmohet bagëtia, ndaj mundohen t’i shmangin këto zona.

“Po i hëngrën këto mollë helmohen” thotë një çoban.

Mungesa e tregut është një problematikë e madhe në zonën e Dibrës ndaj edhe shumë produkte kalben dhe prishen në magazine.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *