Lajme

Aktivistët i bëjnë thirrje Komisionit Europian të braktisë burimet e energjisë fosile

Dhjetra organizata të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor i dërguan një letër presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për t’i bërë thirrje për promovim të energjisë së qëndrueshme dhe jo promovimit të gazit fosil në rajon.

Tridhjetë e gjashtë organizata të shoqërisë civile (OSHC) kanë dërguar të mërkurën një letër të përbashkët drejtuar presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke i bërë thirrje që Bashkimi Europian të ndalojë promovimin e përdorimit të gazit fosil në Ballkanin Perëndimor.

“Promovimi i rritjes së përdorimit të gazit fosil në Ballkanin Perëndimor në këtë fazë emergjence të klimës globale është i paarsyeshëm dhe kundërproduktiv,” u shpreh Denis Zisko, nga qëndra Aarhus në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Varësia jonë e ulët ndaj gazit është një plus për ne, jo një minus, sepse ne po ecim drejt elektrifikimit të ngrohjes dhe transportit”, u shpreh Zisko.

Rajoni i Ballkanit aktualisht nuk është dhe aq i varur prej gazit sa Bashkimi Europian, i cili nga ana tjetër po has vështirësi për t’u çliruar nga importet e gazit fosil pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Lexo më shumë  Rrustemi: LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë mbi 51 për qind

Serbia dhe disa zona të Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnje Hercegovinës përdorin gazin rus, kryesisht për ngrohje, ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, nuk kanë rrjete gazi.

“Komisioni Europian gjatë viteve te fundit ka inkurajuar rritjen e konsumit të gazit fosil në rajon, kryesisht nëpërmjet Korridorit Jugor të Gazit prej Azerbaxhanit”, shkruhet në deklaratën për shtyp të OSHC-ve.

Me firmosjen e Deklaratës së Sofjes mbi bazën e Agjendës së Gjelbër më Nëntor 2020, liderat e Ballkanit Perëndimor u angazhuan në një nismë drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050, iniciativë që përkthehet edhe në ndalimin e përdorimit të karburanteve fosile.

Bazuar në këtë iniciativë, letra e Organizatave te Shoqërise Civile i bën thirrje Komisionit Europian që në vend të promovimit të gazit fosil, të ndërmarrë promovimin ë investimeve në energjitë e qëndrueshme bazuar në energjitë e rinovueshme.

Lexo më shumë  Konjufca viziton Selimin në Hagë

“Trajtimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike, rritja e përdorimit të pompave të nxehtësisë dhe përdorimi i paneleve diellore, teknologjitë inovative të ruajtjes së nxehtësisë dhe rinovimi i thellë i ndërtesave të banimi,  kanë nevojë për vëmendje të Komisionit Evropian për të kompensuar vitet e humbura në promovimin e gazit fosil” u shpreh Nataša Kovačević, nga rrjeti CEE Bankwatch, duke parashtruar kështu dhe kërkesat e letrës së tyre.

“Ne i kërkojmë Komisionit Europian të dyfishojë përpjekjet në këto investime”, shprehen në letrën e tyre drejtuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Investimet që lidhen me Shqipërinë të cilat kërkohen në letrën drejtuar KE-së kanë të bëjnë me menaxhimin e humbjeve të energjisë.

“Duhet trajtimi i humbjes së shpërndarjes së energjisë kryesisht në Shqipëri, Mal të Zi, dhe Kosovë”, përfundojnë OSHC-të në letrën e tyre të përbashkët./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *