Bota

Masakra në Bucha, Blinken: Aksion i qëllimshëm për të kryer mizori

Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit, tha se masakra në Bucha nuk është rastësi por një fushatë e qëllimshme për të vrarë, torturuar, për të përdhunuar dhe për të kryer mizori, sipas The Guardian.

“Raportet janë më se të besueshme dhe mund t’i shohë e gjithë bota. Kjo përforcon vendosmërinë tonë dhe të vendeve anembanë botës, për t’u siguruar që në një mënyrë apo në një tjetër, në një ditë apo në një tjetër, të gjithë do të mbajnë përgjëgjësi për krimet e kryera në Ukrainë,” tha Blinken.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Pyetjes së një gazetari nëse kishte prova që fajësojnë zyrtarët amerikanë me krimet në Ukrainë, Blinken nuk iu përgjigj.

“Ne po punojmë për të mbledhur prova dhe për të mbështetur përpjekjet e atyre që po hetojnë. Ne e parashikuam se do të ndodhnin mizori,” theksoi Blinken.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *