Eurodeputetja holandeze: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i vështirë me Ramën në krye
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, është shprehur skeptike për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në kushtet aktuale.
Në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ajo thekson se kryeministri Edi Rama ka shumë për të bërë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave publike, por shpreh skepticizëm se ai do t’i realizojë këto ndryshime.
Duke komentuar protestat në Shqipëri, Strolenberg vëren se shqetësimet tashmë kanë kapërcyer çështjen fillestare të mbrojtjes së mjedisit dhe zonave të mbrojtura, duke përfshirë korrupsionin, kushtet e jetesës dhe të ardhmen e të rinjve e studentëve.
Anna Strolenberg: Më lejoni që të theksoi fillimisht se prioriteti im numër 1 është që Shqipëria të anëtarësohet në BE por që kjo të ndodhë tani unë e shoh të vështirë. Gjithçka ka filluar me çështjen e një zone të mbrojtur për ambjentin dhe natyrën por tashmë është përkshaklëzuar dhe zmadhuar dhe tani janë kushtet e jetesës, korrupsioni dhe një e ardhme për të rinjtë dhe studentët. Sigurisht që Edi Rama do të kishte shumë punë për të bërë nëse do të donte që zbatimi i ligjit, reforma në gjyqësor, e zonave të mbrojtura, e hapsirës publike dhe e natyrës që ka qënë një nga pikat e nisura të kësaj. Ka shumë punë për të bërë nëse do t’i realizojë të gjitha këto por mendoj dhe qëndroi skeptike që kryeministri Rama ta bëjë këtë gjë. Megjithatë ky është një moment kyç për historinë e Shqipërisë dhe do të duhet të jenë shqiptarët ata që duhet të luftojnë për realizimin e një kërkesë të tillë dhe ndryshimit të tillë .
Rruga Press

