KryesoreLajme

“Më akuzoi për shitje droge, unë jam student me mesatare 10!”/ Ekselenti i përgjigjet Ramës nga protesta

Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 

Në një deklaratë publike nga protesta, Sulejmeri i ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0. Ai ka treguar edhe notat e tij, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si kryeministri po i trajton të rinjtë që marrin pjesë në protestat antiqeveritare. Studenti i ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri më herët i ka etiketuar të rinjtë edhe si “neokomunistë”. 

Lexo më shumë  Revoltohet mjekja: Policët po vrasin fëmijët me plumba gome, skena sikur jemi në Lindjen e Mesme

Sulejmeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku, sipas tij, ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë. 

I pyetur nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kryeministrit, studenti është shprehur skeptik për funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se nuk dëshiron të humbasë kohë me denoncime që i konsideron të kota.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0.

Lexo më shumë  Ankesat për ndërprerjen e energjisë elektrike në kulmin e protestave studentore! KLSH nis kryerjen e auditimit në Spitalin e Traumës

Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, u shpreh studenti.

YouTube player