Lajme

Revoltohet mjekja: Policët po vrasin fëmijët me plumba gome, skena sikur jemi në Lindjen e Mesme

Mjekja Lindita Shosha e ftuar në emisionin Prime News24 u revoltua me faktin që protestuesit janë qëlluar me plumba gome.

Shosha theksoi se këto janë skena sikur në Lindjen e Mesme.

Edhe gazetari Renaldo Salianji deklaroi se protestuesit e mitur janë qëlluar me plumba gome, edhe pse nuk kanë shfaqur agresivitet, por thjesht po largoheshin.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Kyuchyuk: Kosova meriton respekt të plotë. Meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal

Mjekja Lindita Shosha: Po vrasin fëmijët me plumba gome.  Dhe nëse i përdorin efektivët, jo në pjesët kryesore të trupit, por në pjesët e ekstremiteteve.

Renaldo Salianji: Adoleshentët janë qëlluar me plumba gome kur nuk ishte fare agresivë, por thjesht po largoheshin. Dy policë sikur bënin qitje ushtarake.

Lindita Shosha: Kjo është e tmerrshme, që të sillesh sikur je në Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë  Dënimi me 12 vite burg/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Francesco Becchettin

Rruga Press

YouTube player