KryesoreLajme

Eurodeputeti austriak kritokon ashpër Lajçakun: Na bëtë ta mbrojmë agresorin e ta sulmojmë viktimën

Në mbledhjen e Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, eurodeputeti austriak Thomas Waitz, e ka kritikuar sot të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për mënyrën se si po ndërmjetëson në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës, Waitz ka thënë se Lajçaku po e bën Bashkimin Evropian të duket keq kur po i mbron agresorët, këtu duke iu referuar Serbisë, duke sulmuar viktimat (Kosovën).

“Dua të them, si e konsideroni të suksesshme një marrëveshje që nuk është nënshkruar nga të dyja palët? Ku e shihni në fakt ndonjë sukses të punës suaj të katër viteve të fundit? Dhe dua të them, edhe ju në prezantimin tuaj tani, theksuat… Ndoshta më lejoni të them një fjali fillimisht: Unë e mbështeta shumë vlerësimin se lëvizja e kryeministrit Kurti kur ishte fjala për kryetarët e zgjedhur shqiptarë ishte një provokim, por janë serbët ato që kanë sulmuar forcat e KFOR-it dhe ti nuk mund të thuash që po sulmoj KFOR-in meqë u provokova. Ju këtë nuk e keni vënë në pah. Ju po mbroni agresorin, duke e sulmuar viktimën. Kështu ju po minoni kredibilitetin e BE-së në të gjithë rajonin. Na the për pikat që Kosova duhet të përmbushi dhe the që edhe Serbia duhet të përpiqet, por nuk na the asnjë pikë se për çfarë duhet të përpiqet Serbia, çfarë për orientimin rus të tyre. Çfarë shenjash po i jep qindra e mijëra protestueve që më në fund ndërtuan një opozitë e janë në rrugë kundër Vuçiqit? A nuk po i dekurajon ato me atë që po bën? Përsonalisht dua të ju pyes së në ç’pikë mendoni se keni ndonjë dobi?”, ka thënë Waitz.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjermania prezanton rezolutën për Srebrenicën
YouTube player