Lajme

Në Vjenë protestohet në mbështetje të Kosovës

Këshilltarja e jashtme e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka bërë të ditur se në Vjenë është duke u protestuar në mbështetje të Kosovës, pas situatës së krijuar në veri.

Me anë të një postimi në Twitter, Scheenberger ka ndarë disa foto nga protesta.

“Sot në Vjenë, në vendin e të drejtave të njeriut, një zë i fuqishëm për demokracinë dhe paqen si dhe mbështetjen për Kosovën. STOP lëshimeve dhe STOP mbështetjes për autokratët. Ju faleminderit të gjithëve. Ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rexhepi: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit
YouTube player