Bota

Eurodeputetët kritikojnë pushtetin në Serbi për shkak të muralit të Ratko Mladiçit

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë dënuar në një kumtesë të përbashkët pushtetin në Serbi dhe Vuçiqin, duke konstatuar se është e papranueshme që në vendin kandidat për anëtar të BE-së policia të ruajë muralin e njeriut të dënuar për krime të luftës.

Kumtesa është nënshkruar nga 9 eurodeputet dhe dokument iu ka ofruar edhe Vladimir Bilçik, por ai ka refuzuar ta nënshkruaj.

Në kumtesë thuhet se murali o gjeneralit serb të Bosnjës Ratko Mladiç i dënuar për krime lufte në BeH dhe për gjenocidin në Srebrenicë në Gjykatën Ndërkombëtare për krime në ish-jugosllavi dhe personave të ngjashme, gjenden në të gjithë Serbinë.

Një nga muralet e Mladiç që u fotografua para disa muajve në qendër të Beogradit u dashtë të largohet, por dje atë e pamundësoi policia. Përderisa një grup i aktivistëve për të drejtat e njeriut, të drejtuar nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar largimin e saj me 9 nëntor. Edhe pse ishte Dita ndërkombëtare e luftës kundër fashizmit dhe antisemitizmit, ministria e brendshme e Serbisë ndaloi tubimin” thuhet në kumtesë.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Bazuar në burime brenda PE, ky dokument i ishte ofruar edhe eurodeputetit Vladimir Bilçik,por ai ka refuzuar ta nënshkruaj.

Sipas kumtesës, aktivistët përkundër ndalimit, u tubuan dhe protestuan kundër muralit, të cilin e mbronte policia, gjë që solli trazira , konflikt dhe arrestimin e dy aktivisteve.

“Mbrojtja e muralit është edhe një shembull se çka mendon qeveria e Serbisë dhe Vuçiq për pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë dhe bashkëpunimin regjional. Pushteti serb edhe kreu më i lartë politik serb zyrtarisht edhe njëherë treguan se nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e saj, sikurse as viktimat e luftës jugosllave. Është plotësisht e papranueshme që vendi kandidat për anëtar të BE-së të rreshtoj policinë në mbrojtje të muralit të personit të dënuar për krime, që është direkt përgjegjës për krime edhe vrasje masive në dhe rreth Srebrenicës në vitin 19995, duke kontribuar direkt në traumatizmin e sërishëm të viktimave. Ftojm[ pushtetin serb të ndalojnë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe zmadhimin e të dënuar për krime lufte, sepse kjo është në kundërshtim me vlerat universale evropiane dhe drejtave të njeriut. Qytetarët e Serbisë meritojnë të jetojnë në vendin ku respektohen viktimat dhe drejtat e njeriut, e jo në vendin që mbron muralet e kriminelëve të luftës” porositën eurodeputetët.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Kumtesa është nënshkruar nga : Klemen Groshelj (Përtërijmë Evropën), Viola fon Kramon (Të gjelbrit), Tineke Strik (Të gjelbrit ), Romeo Franc (Të gjelbrit(, Ditmar Kostar (socialdemokratët), Andreas Shider (socialdemokratët), Gvendolin Delbos-Korfild (Të gjelbrit), Tonino Picula (socialdemokratët), Irena Joveva (Të përtërijmë Evropën).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *