Lajme

Euro vijon të rritet lehtë, valuta europiane po këmbehet për 105.09 lekë

Euro po vijon të rritet. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 105.09 lekë.

Në krahasim me një ditë më parë euro është forcuar me 0.76 pikë. Në shitje euro po këmbehet për 105.71 lekë, ndërsa po blihet për 104.55 lekë.

Lexo më shumë  Vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ në Korçë

Bashkë me euron janë forcuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.  

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Të rinjtë në Shqipëri, të fundit në Evropë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse