Sport

Në Itali “të dashuruar” me Brojën, pas Milanit edhe Roma kërkon yllin kuqezi

Në Itali janë “të dashuruar” me Armando Brojën. Pasi Chelsea refuzoi të pranonte një ofertë nga Milani për huazimin e 21-vjeçarit kuqezi, në sulm për të është hedhur një tjetër ekip i Serie A.

Sipas SkySport, Roma është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të kombëtares, pasi ka hasur në vështirësi për të shkuar te Duvan Zapata i Atalantës.

Verdhekuqtë e drejtuar nga Jose Mourinho kanë kërkuar informacion për Brojan, pasi ka mbyllur marrëveshjen me PSG për të transferuar Leandro Paredes dhe Renato Sanches.

Skuadra e kryeqytetit italian do ta kërkojë sulmuesin në formë huazimi, por për momentin “Blutë e Londrës” nuk janë të hapur ndaj kësaj formule.

Njëherësh, Roma po vlerëson edhe situatën e Willian José, sulmuesi qendror që është në pronësi të Betis Sevilla.

Rruga Press

YouTube player