Lajme

Euro vazhdon fundosjen, bie nën 110 lek

Monedha europiane vazhdon të humbasë pikë në mënyrë të vazhdueshme ndaj lekut. Këtë të mërkurë, euro zbriti për herë të parë nën kufirin 110 lekë. më saktësisht, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, aktualisht 1 euro po këmbehet me 109.69 lekë.

Kjo është vlera më e ulët historike e euros që nga viti 2001 falë një dobësimi të vazhdueshëm që zgjatë tashmë prej disa muajsh. Sipas të dhënave, aktualisht euro kushton thuajse 10 për qind më lirë se një vit më parë.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Dobësimi i euros ndaj lekut duket i pandalëshë. Agjencitë e këmbimit valuator dhe Banka e Shqipërisë thonë se rënia e euros po diktohet nga oferta e lartë e monedhës europiane në treg. Zyrtarisht BSH thotë se rritja e ofertës ka ardhur nga përmirësimi i sektorit të turizmit dhe një cikël ri të rritjes së dërgesave të emigrantëve plus investimet e huaja. Por ekspertët dyshojnë se monedha europiane po fundoset edhe nga prurjet informale, që hyjnë në ekonomi përmes kanaleve të paligjshme.

Rënia e euros me ritme të shpejta ndaj lekut ende pa filluar mirë sezoni turistik sugjeron se kjo tendencë mund të thellohet më tej gjatë muajve në vijim dhe kursi i këmbimit euro-lek mund të arrijë një ekuilibër të ri, që jo shumë kohë më parë dukej si i paimagjinueshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *