ArgumentKryesore

Escobari po i merr meritat Grenellit, a do ia marrë edhe rrogën?

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë edhe dy kushte që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Escobari derisa ka mirëpritur vendimin për Manastirin e Deçanit, tha se tani janë dy kushte tjera.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha emisari amerikan për REL.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Është mëse qartë që Escobari është totalisht përtej misionit zyrtar që mbart, si i dërguar i posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor. Këshilli i Evropës është institucion që nuk ka asnjë marrëdhënie institucionale me Escobarin, prandaj ky i fundit fillon të ngjajë goxha me Richard Grenellin, i cili pranë përfundimit të mandatit të tij, ashpërsoi aq shumë deklaratat në presion të Kosovës, saqë shpeshherë dhe jashtë kopetencave të tij, pra deklarata boshe thjeshtë për të hapur panik tek qytetarët.

Sipas raportimeve të disa mediave serbe, Grenelli arriti të siguronte një rrogë të majme, pre 100 mijë dollarë në muaj nga qeveria e Serbisë. Ndoshta Escobari me afrimin e fundit të mandatit të tij, po bëhet më Grenell se Grenelli, e po synon të marrë vendin dhe rrogën e tij?

Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë kuptuar që emisarët dhe mandati i tyre është i përkohshëm, ndërsa shteti jo.

YouTube player