KryesoreLajme

Murati dhe deputeti britanik, Vickers bisedojnë për mundësitë e investimeve në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT),  Hekuran Murati, priti në takim Martin Vickers, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe i Dërguar i Veçantë për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit, ministri Murati njoftoi Vickers-in për mundësitë e të investuarit në Kosovë duke vënë theks tek prioritetet aktuale të Qeverisë siç janë: investimet në sektorin e energjisë, infrastrukturës dhe sigurisë.

Lexo më shumë  Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

Ndër të tjera, ministri Murati përmendi edhe potencialin për investime në fushën e prodhimit në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, si katalizator për rritjen e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve.

“Nga ana e tij, deputeti Vickers përmendi disa nga prioritetet e qeverisë britanike dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në sektorët e energjisë, mjedisit, si dhe ndarjen e njohurive nga organizimi i Lojërave Olimpike, tash që Kosova është përzgjedhur si vend nikoqir për Lojërat Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Lexo më shumë  Platforma e-Albania dhe sistemet e tjera shtetërore po përballen me një bllokim masiv, duke i lënë qytetarët dhe bizneset pa akses në shërbime jetike si certifikatat, rimbursimet apo fiskalizimin

Tutje u bë e ditur se të dyja palët theksuan miqësinë shumëvjeçare të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhduan diskutimin e tyre duke eksploruar mundësitë për bashkëpunim në projekte të tjera në të ardhmen.

YouTube player