KryesoreLajme

Deputeti dhe eurodeputeti gjerman kritikojnë e ironizojnë Escobarin pas deklaratës së tij qesharake mbi kushtet e anëtarësimit të Kosovës në KE

Deklarata e të dërguari të posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku tha se janë edhe dy kushte që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është pasuar me ironi e kritikë nga eurodeputetë të ndryshëm.

Në një intervistë për REL-in, Escobari tha se pas vendimit për manastirin e Deçanit, tani janë edhe dy kushte të tjera për që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”.

Lexo më shumë  Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abraham i cili ka shkruar në platformën ‘X’ se nuk do ndikohen nga SHBA-të dhe se as vetë SHBA-të nuk i plotësojnë kushtet që duhen për t’u anëtarësuar në KE.

“Ne vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe do të kërkojmë përmbushjen e tyre. SHBA-ja nuk do t’i plotësonte këto kritere për shkak të ligjit për dënimin me vdekje“, shkruan Abraham.

Pas Abraham, ka reaguar edhe eurodeputeti gjerman Frank Schwabe.

Lexo më shumë  Molotovë drejt selisë së PS, në flakë banderola me foton e Ramës "Vetëm Përpara"

“Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona“, shkruan Schwabe.

YouTube player