Lajme

Erion Veliaj nuk e ndal luftën ndaj kafshëve, helmon zonën e Liqenit, dhjetëra qen dhe mace të ngordhura

Shoqata e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Shqipëri, Animal Rescue Albania ka denoncuar ditën e sotme në faqen e saj zyrtare në Instagram dhe Facebook, një tjetër mizori që po ju bëhet kafshëve në kryeqytet.

Sipas njoftimit dhe raportimeve të shumta të qytetarëve mbërritur në inboxin e faqes, në të gjithë zonën e ‘Liqenit Artificial’, është lënë ushqim me helm për qen dhe mace, një vepër kjo tjetër e Bashkisë Tiranë kundër katërputroshëve.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Në faqe kanë mbërritur reagime dhe denoncime të shumta, madje kjo pabesi e radhës nuk ka kursyer edhe kafshët me pronar, të cilët në shëtitjen e tyre të përditshme kanë rënë pre e nismës mizore të ndërmarrë nga Bashkia.

Sipas raportimeve, të shumtë janë në numër qentë dhe macet e ngordhura teksa me dhjetëra janë paraqitur në klinika në gjendje të rënduar.

Lexo më shumë  Protestë jashtë derës së Kushtetueses në Tiranë: Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë

Ndërkohë, ARSA ALBANIA , teksa paralajmëron për kujdes, ju bën thirrje qytetarët që të bëjnë denoncimin në organet përkatëse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *