Lajme

Arrestohet shqiptari që kalonte ilegalisht emigrantët nga Franca drejt Britanisë

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, që hetojnë kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla, kanë arrestuar një 30-vjeçar në jugperëndim të Londrës.

Shtetasi shqiptar u ndalua nga hetuesit e NCA herët mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një operacioni të planifikuar paraprakisht.

Ai dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që bashkërendonte lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me gomone.

Lexo më shumë  Ministri Aliu: Nga projekti i banimit social në Kosovë do të përfitojnë personat dhe familjet me kushte jo të mira ekonomike

Pas kontrollit në telefonat e adresës së shtëpisë së tij, u sekuestrua një tabletë dhe një sasi parash, të cilat tani do të kontrollohen.

Shqiptari po merret në pyetje nga oficerët e NCA-së me dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm.

Vetëm NCA ka më shumë se 60 hetime të vazhdueshme për rrjete ose individë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar të imigracionit ose trafikimit të qenieve njerëzore. Disa prej tyre qëndrojnë në krye të listës prioritare të NCA-së.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës vendos kamera sigurie në afërsi të Urës së Ibrit

Pjesa më e madhe e kriminalitetit të përfshirë qëndron jashtë Mbretërisë së Bashkuar, NCA ka ndërtuar përpjekjet për ndarjen e inteligjencës me partnerët e zbatimit të ligjit në Francë, Belgjikë dhe më gjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *