BallinaBota

Engel: Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët, SHBA nuk duhet të lejojë këtë

Kongresisti amerikan Eliot Engel, ka deklaruar se Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët dhe nuk po ndjek edhe entitetet e tjera, të cilat kanë kryer krime në Kosovë gjatë luftës.

Engel duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkan, ka folur për Kosovën dhe situatën e saj në çfarë po kalon si shtet.

Ai tha se ka lexuar statusin e Gjykatës Speciale pasi Kosova u detyruar ta formon atë, mirëpo askund nuk thotë se duhet të ndjeken vetëm shqiptarët.

Kongresisti amerikan tha se Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët dhe se SHBA’të nuk duhet ta lejojnë këtë Gjykatë të bëhet një etnike, pasi po trajton problemet në mënyrë të gabuar.

“E kam lexuar statusin e Gjykatës dhe askund nuk thuhet se duhet të ndiqet vetëm një etnitet, por kjo po ndodhë, problemet me këtë Gjykatë po vazhdojnë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tonë nuk duhet të lejojnë që kjo Gjykatë të bëhet një etnike, pasi po trajtojnë problemet në mënyrë të gabuar”, tha Engel.

Engel tha se duhet të ndiqen të gjitha krimet e pretenduar në Kosovë pa marrë parasysh cila palë i ka kryer ato, sipas tij këto krimet të luftës duhet të kryen në mënyrë të paanshme.

“Të lexohet ligji, juridiksioni i Gjykatës dhe të gjitha krimet e luftës të kryera në Kosovë pa marrë parasysh se cila palë i ka kryer ato, të gjitha krimet gjatë kohës së luftës duhet të trajtohen në mënyrë të paanshme”, tha Engel.

Kongresisti amerikan tha se presidenti serb Aleksandar Vucic, i premtoi SHBA’së se do sigurojë drejtësi, mirëpo ai nuk e ka siguruar drejtësinë për të hetuar dhe dënuar krimet që i ka kryer Milosevic në Kosovë gjatë luftës,

Lexo më shumë  SHBA: Disa njësi të ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut
YouTube player