BallinaLajme

SHÇBA: Polici që ekzekutoi 25-vjeçarin ka shkelur ligjin

Për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, efektivi i policisë që qëlloi dhe vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, ka shkelur ligjin duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

Në një njoftim për mediat, SHÇBA sqaron se nga hetimet paraprake është dalë në përfundimin se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit.

“Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.”, shkruhet në njoftimin e SHÇBA-së.

I riu Klodian Rasha është ekzekutuar nga policia, rreth orës 01:45 pas mesnate për shkak se nuk iu bind urdhërit të tyre për të ndaluar.

Në detajet e ngjarjes, SHÇBA thotë se nga hetimi paraprak rezulton se polici qëlloi ndaj të riut pasi nuk kishte mundur ta kapte dhe ta prangoste.

Pranë vendit të ngjarjes, në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë, është gjetur një armë zjarri që dyshohet prej policisë se i përkiste 25-vjeçarit.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje vazhdojnë, ndërkohë që polici është arrestuar.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide
YouTube player