Lajme

Dyshimet/ Si u bë palë policia në paktin e fshehtë të Alqi Bllakos

A ka qenë policia e shtetit pjesë e një skeme ekstra ligjore duke u bërë palë e negociatës së dorëzimit me kusht të ish deputetit Alqi Bllako?

Këto dyshime kanë ardhur duke u bërë më të forta nga sjellja e drejtuesve të lartë të unifomave blu. Dje, që nga pasditja e së enjtes e deri në orët e para të mëngjesit, nga drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano e deri tek drejtuesit e Tiranës, i mbyllën telefonat për gazetarët. Kjo u vu re menjëherë sepse reporterët më të njohur të kronikës në vend filluan të reagojnë ndaj këtij terri informativ. Klodiana Lalangriti fillimisht zërin në rrjetet e saj sociale: “Gledis Nano doli në një konferencë speciale pas mesnate për kapjen e Nuredin Dumanit, por nëse e gjetën apo jo Alqi Bllakon nuk thotë asnjë fjalë”, shkroi ajo. 

Heshtja u bë edhe me shqetësuese sepse në mesidtën e së enjtes u përhap një lajm i rremë sikur ish deputeti qe vetëdorzuar në drejtorinë e policisë së Tiranës. Edhe gazetarja tjetër e kronikës, Anila Hoxha e Top Channel shkroi: “Të mos respektosh ligjin për të informuar publikun kur i lakuar është një ish deputet, në mos paaftesi është diçka tjetër”.

Por çfarë ishte tjetër? Çfarë fshihej pas kësaj heshtjeje?  

Atë e bënte më të çuditshëm edhe një fakt jo i zakontë. SPAK pati njoftuar se që në datë 30 mars, pra parpara se ti kërkonte parlamentit heqjen e imunitetit, i kishte lënë detyrë policisë ta mbikqyrte Alqi Bllakon. “Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë” thuhej në komunikatë.

Pra ai nuk duhej lënë të largohej nga vendi, apo të tentonte ti shmangej drejtësisë. Po atëhere çfatë kishte ndodhur? Gazetarja Anila Hoxha ngre disa pyteje: “Përse Policia e Shtetit nuk ju bind SPAK dhe nuk e mbikqyri Alqi Bllakon? Përse policia nuk e dinte adresen e tij dhe cilat ishin lëvizjet e tij përpara se të jepej vendimi i gjyqtares Irena Gjoka? Ishte urdhëruar ta monitoronte të dyshuarin, çfare po bënin brravoçunat , të pakompromisët dhe ligjdashësit?
Të dërgosh policët me fletën e arrestit duke patur zero informacion, në mos paaftësi është diçka tjetër. Mos ta gjesh të dyshuarin që u shfaq i gatshëm përmes lënies se mandatit dhe per 8 orë të vish vërdallë derisa Bllakos iu tek e shkoi vetë ne polici, në mos paftësi është diçka tjetër…”

Lexo më shumë  Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Pra pyetja që shtrohet është se çka ndodhur ato tetë orë që ish deputeti nuk gjendej dhe se përse e ka shfrytëzuar ai këtë kohë?

Duke ditur përgjegjësinë që kishte, sepse SPAK e kishte urdhëruar që prej të martës ta mbante në mbikqyrje ish deputetin, policia bëri edhe një gafë tjetër. Ajo zvogëloi, me një komunikatë të gënjeshtërt, kohën e zhdukjes së Bllkos. Sikurse vërehet në dy faksimilet poshtë policia pretendon se se ai është dorëzuar në mbrëmje kurse në komunikatën e SPAK theksohet në mënyrë preçize se kjo ka ndodhur në ora 3 30 të mëngjesit.

Në fakt gjatë këtyre orëve të ankthit, disa oficerë policie u kanë konfirmuar jo zyrtarisht gazetarëve se ata nuk po e gjenin shumë të kërkuarin dhe se ai kishte avulluar. Madje prej këndej dolën edhe fjalët se ai ishte arratisur. Disa madje pretendonin se ai gjendej në Kosovë për të shkuar më pas me një mikun e vet të ngushtë drejt Beogradit apo Sofjes.

Por pavarësisht nga këyo pandehma ka disa gjëra që mbeten të paqarta. Si shpjegohet që Alqi Bllako iu zhduk fillimisht policisë? Kush e hapi më pas, lajmin e rremë që shërbente për të fituar kohë se ai u vetëdorzua në Drejtorinë e Tiranës dhe pse policia nuk e përgënjeshtroi asnjëherë këtë? Pse heshtën drejtuesit e saj? Dhë më në fund, pse gënjyen për orën e dorzimit të tij?

Një version hipotetik ka dhënë për Lapsi.al një zyrtar i lartë i drejtësië. Sipas tij “Alqi Bllako e dorëzoi vullnetarisht mandatun e deputetit duke shpresuar se një ditë më pas Gjykata e Posatçme, nuk do të merrte vendim për qëndrim në burg. Kur e ka parë se pritshëmirtë apo ato që i kishin premtuar nuk i’u realizuan, ai ka dashur të negociojë: “Unë do flas po më plasët brenda”. Ai e dinte se një arratisje e tij i prishte punë qeverisë në imazh dhe të ndërkombëtarët, prandaj e ka luajtur këtë kartë. Me siguri që ka marrë garanci që pastaj, pasi iu zhduk policisë, shkoi e u dorëzua vetë” a thën ai. 

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Askush nuk mund të vërë bast për vërtetësinë e kësaj hipoteze që zyrtari i lartë pohoi për Lapsi.al, por ama një gjë merret me mend lehtë, tetë orët për të cilat Bllako avulloi, atij nuk i janë dashur për lojë, as për të bërë humor në vigjilje të 1 prillit, por për të zgjidhur një hall dhe policia këtu, në vend që të zbatonte ligjin e ka ndihmuar atë.

Një hipotezë tjetër është se koha e zhdukjes është kërkuar nga njerëzit e pushtetit. “Ata lart e dinë që Bllako është i dobët dhe i thyeshëm lehtë. Ata kanë dashur ti bëjnë lavazhin e nevojshëm të trurit që ai të mos flasë para prokurorëve, as mos bëjë të penduarin. Hetimi për inceneratorët ka mbërritur në një pikë aq delikate sa dikush po u zbërthye i merr në qafë të gjithë. Bllakon e kanë mbajtur të fshehur për ti bërë përpunimin e fundit” thotë i njëjti burim.

Eshtë mëse e qartë se nga ora 15 45 e së enjtes deri në 03 30 të mëngjesit të së premtes dikush kishte nevojë edhe për një pazar të fundit. Cili qe ai, që Bllako të mos fliste më tepër sesa duhej? Që mos thoshte gje nga ato që dinte për inceneratorin e Tiranës? Që të duronte sa të shuhej vaala e parë edhe pastaj do ta ndihmonin nga lart? Që të mos friksohëj se Lefter Kokën e kalban në burg dhe po ia shtojnë akuzat, pasi me të do të silleshin ndryshe?

Të gjitha këto pandehma mbeten mister. Por ama një gjë është e qartë di drita e diellit, cili do që të ketë qenë pakti i fshehtë, policia në mënyrë kundraligjshme ka ndihmuar për realizimin e tij. Pikërisht për këtë, në kundërshtim të urdhërit të prokurorit, e humbi nga sytë. Pikërisht për këtë u fsheh për mbi tetë orë. Pikërisht për këtë gënjeu për kohëzgjatjen të cilën ia kishte falur vetë Bllakos. Dhe si për ti vënë kapak të gjithave, kur i kishte realizuar qëllimet akuzoi mediat se kishin mashtruar për arratisjen dhe njoftoi se ish deputeti qe vetëdorëzuar. /lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *