KryesoreLajme

Dyshimet e Prokurorisë: Fehim Sali identifikoi zyrtarët e AKI-së, fotografitë i shkuan BIA-s

Fehim Sali, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe, përveç informacioneve që dyshohet se mblodhi mbi situatën politike në Kosovë, ai identifikoi edhe zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës për t’ia dhënë zyrtarit të  BIA-s. 

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sali i fotografonte zyrtarët e AKI-së. Ai ofronte informacione edhe për persona të sektit vehabi dhe të tjerë dhe i propozonte te një zyrtar i BIA-s si objektiva për rekrutim. 
Prokuroria Speciale të premten parashtroi kërkesën për paraburgim të Salit. 

Lexo më shumë  Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dosja e Prokurorisë e parë nga KOHA thotë se Sali në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA “ka vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën ‘Zheljko’, në atë mënyrë që i njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të AKI-së përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim”. 

Lexo më shumë  Vlora Hyseni e njoftoi Agasin se Drejtori i Policisë, Skënder Hita e ka thirrur në takim të posaçëm: "Të shpresojmë që ka porosit kryeministri”
YouTube player