Spiuni Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte
Prokuroria Speciale ka kërkuar një muaj paraburgim për Fehim Salin, i dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.
Sali në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA “ka vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën ‘Zheljko’, në atë mënyrë që i njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të AKI-së përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim”.
Sali ka mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe në Kosovë nga komunitetet joshumicë, “të cilëve këtyre të fundit edhe u ka ofruar udhëzime dhe i ka orientuar për mënyrën e veprimit politik”.
Rruga Press

