Uncategorized

Drejtuesi i Konfindustria: Heqja e dy taksave do ulte çmimin e naftës

Drejtuesi i Konfindustria Gjergj Buxhuku tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se kriza e karburanteve mund të zgjidhjet duke hequr dy taksa, të qarkullimit të dhe akcizës.

“Taksa e  qarkullimit dhe akcizës mund të hiqeshin fare lehtë. Kjo do ta bënte Shqipërinë, që pa prekur buxhetin e shtetit, duke krijuar një ent rregullator real, i ka mundësitë që brenda 3-4 ditësh të formalizonte tregun. Kështu do të ketë një çmimin më i ulëtin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sipas z. Buxhuku kjo mund të realizohet vetëm me një vullnet politik.

“Enti Rregullator siç e ka RMV. Shqipëria ka porte dhe mund të ketë çmimin më të ulët. Ne kemi edhe mundësinë e rafinerisë së naftës për të prodhuar vetë. Kjo do ta bënte ekonominë shqiptare mjaft të suksesshme”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *