Ukraina thotë se po lanson kundërofensivë ndaj forcave ruse
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur një kundërofensivë ndaj forcave ruse në disa zona operacionale, ka thënë këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Mykhailo Podolyak në Twitter ka shkruar se ka një ndryshim radikal.
Lexo më shumë Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje
“Çfarë po ndodh tash. Kundërofensivë në disa zona operacionale, gazetarët rusë kanë nisur të japin dorëheqje nga kanalet televizive, liderët e Federatës Ruse po tentojnë të gjejnë aleatë ushtarët e të cilëve janë të gatshëm të vdesin në fushat e Ukrainës”, ka shkruar Podolyak.
Rruga Press

