Bota

VIDEO/ Momenti kur raketat ruse godasin pallatin e banuar në Ukrainë

Kievi dhe qytetet e tjera të mëdha të Ukrainës janë nën rrethim, me rusët që kanë ngecur për shkak të rezistencës ukrainase.

Rusët tashmë kanë bombarduar pa dallim edhe ndërtesat e banuara.

Tani bombardimi i kryeqytetit të Ukrainës duket se po bëhet më sistematik dhe po i afrohet qendrës së qytetit. Dje u synuan apartamente, një stacion metroje dhe vende të tjera publike.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij

Duke folur gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpërthimet goditën katër ndërtesa të larta dhe vranë dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *