Lajme

Dosja e Taçit, ku do shkonin milionat dhe si do transferoheshin. Përgjimet: “Rezarti është shumë i inatosur, Shqipëria është vendi i gjërave më absurde në botë”

Sigurohet dosja e plotë me rreth 100 faqe të Anti-Mafies Italiane që zbulon rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo.

Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën.

“Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong”, thuhet në dosje.

Palët kishin edhe një tjetër plan.

“Të dy ideuan mundësinë e përdorimit të një kompanie nafte të Taçit për të maskuar transferimin e parave në Singapor me një transaksion për blerje nafte. Diçka që Cestagalli ia komunikoi menjëherë Petruzzellës, i cili u duk i gatshëm të ndiqte indikacionet që vinin nga brokeri zviceran dhe partneri i tij shqiptar”, evidentohet në dosje.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Në përgjime palët dalin duke biseduar edhe për faktin që të mos i tërheqin të gjitha paratë, por të linin një pjesë që të mos binin në sy.

“Ajo që bashkëpunëtorët ende nuk kishin menduar ishte nëse do të linin ose jo një shumë të vogël parash në llogari për të mos krijuar dyshime”.

Shuma e madhe e parave e Francesco Zummos do të kalonte në Shqipëri përmes emrit të Fabio Petruzellas, ekonomisti i bosit italian, i cili erdhi në Tiranë dhe u paraqit te sporteli i “Alpha Bank” i shoqëruar nga shqiptarët, kunati i Taçit, Artur Balla dhe truproja e tij Bledar Lilo.

Por në momentin që transferimi ngeci italiani komunikon disa herë me Rezart Taçin dhe Francesco Zummon i shqetësuar.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Ju betohem për fëmijët e mi. Gjithçka është bërë, pse nuk transferohen ato? Dreq”, është kapur nga përgjimet Petruzzella.

“Rezart (Taçi) është shumë i inatosur”, shprehet më tej në një tjetër bisedë të regjistruar Fabio Petruzella.

“Shqipëria është vendi i gjërave më absurde në botë”, thotë më tej e shqetësuar Marina Tizzi, pjesë e bizneseve të grupit italian.

E ndërsa Taçi është në kërkim dhe dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, Prokuroria e Posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve.

Hetuesit pritet t’i kërkojnë informacion bankave të nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme./Dita

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *