Lajme

Konjufca cakton seancën: Lista Serbe se po e shantazhon Kuvendin hapur

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se përkundër nuk pati kuorum për të caktuar seancën e radhës, me mandatin që ja jep Kushtetua, ai në koordinim me nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në takim, kanë vendosur të caktojnë seancën e radhës.

Ai ka thënë se seanca është caktuar më 18 nëntor në orën 10:00.

“Kjo është shqetësuese për funksionimin e Kuvendit, por në institucionet tona Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet, për këtë arsye neni 67 ja lejon kryetarit të thërrasë seancë. Pas konsultimeve me nënkryetarët dhe kryetarët e grupeve parlamentare, vendosëm që me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktojmë seancën më 18 nëntor në orën 10:00. Ai ka thënë se në këtë seancë pritet të caktohet edhe nënkryetari PDK-së”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin.

“Ne nuk pranojmë asnjë lloj shantazhi, aq më keq që Lista Serbe po e shfaq hapur në mënyrë publike shantazhin. Simiq po vjen këtu por pastaj kur po bëhemi katër, ai po largohet që ne të mbesim tre në mënyrë që të mos ketë kuorum”, ka thënë ai.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për mos mbajtjen e seancave përgjegjësia bie mbi mazhorancën.

Ai ka thënë se që nga fillimi i kësaj legjislature nuk ka pasur funksionim të mirëfilltë.

“Shumë projekte të rëndësishme nuk kanë arritur të implementohen për shkak të kuorumit. Nuk kemi parë tendencë për angazhim dhe përmirësim të efikasitetit të këtij organi”, ka thënë ai.

Ndërkaq shefi i GP të AAK-së ka thënë se nuk mbahet mend që  të ketë pasur më shumë dështime të seancave.

Ai ka thënë se ka problem serioz me menaxhimin e përgjegjësive.

“Agjenda legjislative ka qenë ambicioze por shumica e ligjeve nuk do të mund të kalojnë”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *