Bota

Dokumentari ‘Fabrika’ zbulon lidhjet e kompanisë franceze Lafarge me IS-IS-in

Televizioni publik turk transmetoi pjesën e parë të filmit “Fabrika”, i cili zbulon “një nga episodet më të errëta të Luftës Siriane

Seksioni i parë i premierës dyditore të dokumentarit të transmetuesit publik turk TRT që ekspozon operacionin e Francës për të mbështetur organizatën terroriste DEASH nëpërmjet gjigantit francez të çimentos, Lafarge, u transmetua të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dokumentari “Fabrika” do të “zbulojë rrjetin e lig që qëndron pas financimit të terrorit ndërkombëtar”, në përvjetorin e gjashtë të sulmeve terroriste të Parisit 2015, në TRT Haber, TRT World dhe TRT Arabi, tha TRT World të enjten në një njoftim.

Dokumentari është “rezultat i një investigimi dyvjeçar dhe analizës së më shumë se gjysmë milioni dokumenteve”, thuhet në njoftim, i cili shton se filmi zbuloi “një nga episodet më të errëta të Luftës Siriane”.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut

Ai detajon pse Lafarge “vendosi të qëndrojë në Siri dhe ta mbajë fabrikën e saj operative gjatë gjithë luftës, se si fondet e BE-së iu drejtuan DAESH-it dhe PKK-së, me dijeninë dhe mbulimin e agjencive franceze të inteligjencës, hapat e ndërmarrë nga politikanët francezë dhe agjencitë e inteligjencës për të shpëtuar Lafarge-n nga procedurat ligjore dhe se si procesi i financimit të DAESH-it në Siri përfundoi duke financuar sulmet e Parisit të vitit 2015”, thuhet në deklaratë.

Dokumentari “Fabrika” përfshin gjithashtu intervista me ish-figura franceze, si kreu i Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë e Jashtme Alain Julliet, ministri i Financave Michel Sapin, Ambasadori në Siri Michel Duclos, ligjvënësi Gerard Bapt dhe “specialistë nga inteligjenca dhe siguria franceze, avokatë, ish punonjës të kompanisë Lafarge dhe viktima të sulmeve në Paris.

Filimi është prodhuar nga Departamenti i Lajmeve dhe Përmbajtjeve Ekskluzive në TRT World, me producent ekzekutiv dhe regjisor Abdulkadir Karakelle, producent Ömer Faruk Tunç dhe drejtor të kinematografisë Güray Ervin.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

– Mbështetja franceze për DEASH-in

Dokumentet e siguruara nga Anadolu Agency kishin shfaqur se Lafarge u kishte treguar agjencive franceze të inteligjencës për lidhjet e saj me grupin terrorist DEASH.

Dokumentet ekspozuan se si Lafarge, i akuzuar për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit në lidhje me financimin e operacioneve të DEASH-it në Siri, kishte lidhje me grupin terrorist për të cilën inteligjenca franceze kishte njohuri plotësisht.

Agjencitë franceze, sipas të dhënave të siguruara, përdorën rrjetin e kompanisë Lafarge për të siguruar informacione në rajon dhe për të ruajtur operacionet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *