Bota

“Do të vdesim nga i ftohti”, kryebashkiaku i Kievit thirrje të dëshpëruar Perëndimit: Na sillni batanije dhe gjeneratorë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i bëri thirrje Perëndimit përmes gazetës Telegraph për të ndihmuar vendin e tij, i cili pritet të përballet me armikun më të vështirë, dimrin e ftohtë.

Ish-kampioni botëror i boksit u kërkoi urgjentisht aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë batanije dhe gjeneratorë për të mbajtur ngrohtë bashkatdhetarët e tij.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë një sfidë e madhe për ne”, tha kryebashkiaku 51-vjeçar i Kievit , duke theksuar se rritja e sulmeve ruse ndaj termocentraleve do ta sjellë Ukrainën në prag të një krize të re humanitare.

Deri më 10 tetor, pothuajse një e treta e termocentraleve të Ukrainës iu shkatërruan nga sulmet me dronë dhe raketa ruse, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton abcnews.al.

Lexo më shumë  Bullgaria ia lejon ShBA-së përdorimin e bazës së saj për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme

Në Kiev, banorët kanë marrë paralajmërime për një “kolaps” të rrjetit të furnizimit me energji elektrike në kryeqytetin ukrainas për shkak të bombardimeve ruse, ndërsa pyetja e të gjithëve është nëse sistemi do të mund të përballojë muajt e ardhshëm të ftohtin që pritet të vijë në vend.

Në ditët në vijim temperatura gjatë natës në disa rajone të Ukrainës parashikohet të biejnë deri në -20 gradë Celsius, ndërkohë që shumë banorë janë strehuar në ndërtesa pa gaz, ku i vetmi mjet për ngrohje është energjia elektrike. I njohur me pseudonimin “Dr. Iron Fist”, kryebashkiaku i Kievit tha për Telegraphin se lufta e Putinit nuk është më një luftë kundër forcave të armatosura ukrainase, por një luftë kundër qytetarëve të Ukrainës.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

Vitali Klitschko dhe bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të blejnë gjeneratorë dhe deri më sot kanë organizuar 1000 pika në Kiev ku qytetarët mund të vizitojnë për t’u ngrohur.

Kryetari i bashkisë së Kievit është përfshirë aktivisht në politikë që nga viti 2005 dhe ka kombinuar boksin dhe sportin derisa u tërhoq përgjithmonë nga sporti në vitin 2013. Në vitin 2011, së bashku me vëllain e tij Vladimir, gjithashtu boksier, fituan rekordin Guinness si dyshja e vëllezërve me më shumë fitore në garat e peshave të rënda.

Vitali Klitschko drejton bashkinë e Kievit që nga qershori i vitit 2014.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *