Bota

Lëvizje e befasishme e Kinës, i zgjat dorën e bashkëpunimit SHBA-së

Pas disa muajsh tensioni si rezultat i luftës në Ukrainë, Kina i ka zgjatur dorën Shteteve të Bashkuara të Amerikës me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti kinez, Xi Jinping, pas konsolidimit të mandatit të tij si lider kinez.

Në një letër të shkruar dhe botuar në Komitetin Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, Xi theksoi fushat që mund të jenë të favorshme për marrëdhëniet dypalëshe midis Uashingtonit dhe Pekinit: “Si fuqi të mëdha, forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të ndihmojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë globale dhe do të promovojë paqen dhe zhvillimin botëror. Duhet të gjejmë mënyra për t’u marrë vesh”.

Lexo më shumë  Norvegjia do të kufizojë hyrjen për turistët rusë

Po kështu, Presidenti i Kinës këmbënguli në përfitimet e shumta që do të kishte një bashkëpunim i ngushtë mes gjigantit aziatik dhe vendit Amerikës: “Kina është e gatshme të punojë me SHBA-në për t’i dhënë respekt njëri-tjetrit, për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore dhe për të gjetur mënyra për t’u marrë vesh në epokën e re”.

Muaj më parë, Kina paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për Tajvanin: “SHBA nuk duhet të shkojnë në një rrugë të rrezikshme. Ju kujtojmë se jeni zotuar të mos mbështesni pavarësinë e Tajvanit. Ata duhet të njohin ndjeshmërinë e lartë të çështjes tajvaneze”.

Lexo më shumë  Votohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *