Lajme

Ulje temperaturash dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Vendi ynë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin gjatë paradites, ku vranësira të lehta pritet të ketë në zonat malore.

Ndërsa në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave po ashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipërisë, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Lexo më shumë  Kurti në Londër flet për rolin kyç të NATO-s dhe kërcënimet autokratike ndaj sigurisë së Kosovës

Kosova

Territori i Kosovës parashikohet të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrushme atmosferik përgjatë gjithë 24 orëshit, ku gjatë orëve të para të ditës pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme.

Ndërsa pas mesdites në vend do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por  herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në MV.

Lexo më shumë  Vendim historik, Norvegjia do ta njohë shtetin e Palestinës

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Lindore do të jenë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe rrebesheve të shiut parashikohet të jetë Europa Veriore.

Gjithashtu dhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje shiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *