Lajme

Dita e gjashtë e grevës/ Banorët e Lumasit në gjendje të rënduar shëndetësore, nuk tërhiqen: Do të vazhdojmë derisa të japim frymën e fundit

Grevistët e fshatit Lumas janë sot në ditën e tyre të gjashtë të grevës së urisë. Tre prej grevistëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore pasi kanë probleme me hipertensionin dhe aritminë.

Sipas mjekëve dhe infermierëve të zonës, grevistët po shfaqin probleme me hipertensionin, këputjen trupore dhe aritminë, ndërkohë që 3 prej grevistëve kanë marrë serum ditën e djeshme dhe gjatë natës. Ata vetë i qëndrojnë fjalës së dhënë për ta çuar grevën e tyre deri në fund dhe për tu vetëflijuar nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Lexo më shumë  Përfundon pa marrëveshje takimi për dinarin, Bislimi: Nuk pres takime të tjera për këtë temë

‘Do të vazhdojmë derisa të japim frymën e fundit’– shprehet një prej tyre.

YouTube player

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

Lexo më shumë  Fuqizimi i ushtrisë, ministri Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët. Banorët, të cilët prej tre muajsh janë përplasur disa herë me policinë, kanë katër kërkesa. Ata duan pezullimin e projektit për ujësjellësin e fshatit Lumas; largimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat; pezullimin e Ardi Velit; si edhe një takim me Kryeministrin Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *