Lajme

Rrjeti i nepotizmit në Dogana, emrat dhe lidhjet/ Ja si janë punësuar të afërmit dhe militantët

Doganat duket se janë kthyer në një institucion nepotizmi, ku punësimet familjare mund të konsiderohen tërësisht një fenomen i zakonshëm, ndërsa çudi mund të bëjë fakti nëse do respektoheshin filtrat profesionalë.

Sipas një lajmi të emetuar nga Shijak Tv, rekrutimet janë në masën dërrmuese partiake. Dhe duket se pikërisht këto emërime e kanë kthyer Doganën në një institucion të dështuar, ku edhe realizimi i të ardhurave ka pësuar rënie.

Por a ka dijeni Rama dhe vartësit e tij?

Sipas Shijak TV, Kryeminitri, minsitritë e linjës, institucionet e kontrollit janë në dijeni, por s’ka asnjë përpjekje për të parë se çfarë ka ndodhur në këtë institucion të rëndësishëm, ndoshta më të rëndësishmin përsa i takon të ardhurave të buxhetit.

KLSH është duke bërë një përpjekje audituese në këtë kontekst, për të parë ndër të tjera dhe mënyrën e rekrutimit të punonjësve, si nga jetëshkrimi profesional, kjo në raport me kriteret ligjore të punësimit.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Shijak TV raporton se për këtë parcelë parash, mënyrën e funksionimit, keqpërdorjen, abuzimet, korrupsionin, kontrabandën, trafiqet, janë të vënë në dijeni kryeminsitri, njëherësh edhe Prokuroria e Posaçme, por ndoshta presin dakordësinë e përbashkët për të marrë masat e duhura, njëra palë auditimin, e tjetra hetimin.

Burime të besueshme të televizionit bëjnë të ditur një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të doganave dhe lidhjet e tyre familjare brenda sistemit.

Dhe nëse shihet lista e punësimeve, qokat doganore, nuk kanë munguar as për drejtues të institucioneve të tjera, ku nuk mund të harrohej dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

-Alfreda Trajani, drejtoreshë e komanduar tek burimet njerëzore, ndërsa e bija Gestina Trajani-Bregu specialiste tek antitrafiku?

Eglantina Kaja, sektori i garancisë, e bija Enxhi Kaja, doganiere tek aposteriori 5 ditor?

-Alban Fishka, doganier aposteriori 5 ditor, ndërsa bashkëshortja Ajla Petrela, sekretare e drejtorit të përgjithshëm?

-Artur Agolli specialist tek procedurat, ndërsa i biri tek antitrafiku?

-Kozeta Pinari, specialiste tek Drejtoria Antikorrupsion, ndërsa e bija specialiste tek sektori i origjinës?

-Gjon Bardhi, si ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të doganave ka mundësuar në sistem mbesën e tij?

-Aurora Tyto, ish-specialiste e borxhit në doganën e Kakavijës është transferuar në personel si specialist, ndërsa ka të motrën në Drejtorinë e Përgjithshme? /Marre me shkurtime nga Shijak TV/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *