Lajme

Dita Botërore e Personave me Sindromën Down, prindërit në Elbasan kërkojnë llogari por marrin premtime

Në një aktivitet të mbajtur në Elbasan në Ditën Botërore të personave me sindromën Down, prindër të fëmijëve kërkuan më shumë përgjegjësi nga shteti, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi thanë se qeveria është e angazhuar për të ndihmuar këtë kategori.

Në Ditën Botërore të personave me sindromën Down, prindërit e këtyre fëmijëve thanë se shteti duhet të bëjë më shumë për këtë kategori.

“Nuk kemi shumë mbështetje nga shteti. Në Elbasan një shoqatë e vogël është.”

“Djali dhe unë pa punë, çfarë mund të bëjmë. Jetim është.”

“Nuk ja dalim dot.”

Nga Elbasani, Ministja e Shëndetësisë tha se Qeveria shqiptare mbeshtet nëpërmjet paketës së rezistencës sociale të gjithë personat me aftësi ndryshe, por refuzoi të shprehë se 3 mijë lekët e reja do të mbulojnë kostot e çmimeve, të cilat prej disa ditësh janë rritur ndjeshëm.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve

“Qeveria shqiptare, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e kanë fokus të punës së saj përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore, rritjen e aksesit, rritjen e shërbimeve qofshin shëndetësore por edhe shërbimet e mbrojtjes sociale për të gjithë personat me aftësi të veçanta.”

Ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi, foli dhe për premtimin e pambajtur të ndërtimit të një Qendre Komuinitare për personat me sindromën Down.

Lexo më shumë  Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

“Po punojmë për të ndryshuar ligjin për arsimin parauniversitar në mënyrë që këto shkolla të kthehen në shkolla burimore sepse kështu siç janë të organizuara ato nuk ofrojnë dot shërbimin optimal për këta nxënës.”

Të dielën në Tiranë u mbajt edhe një marshim, ku prindër të fëmijëve me sindromën Down u shprehën se shteti nuk ka bërë sa duhet për ta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *