Sport

Kombëtarja mbërrin në Barcelonë, nis menjëherë përgatitjet për duelin me Spanjën

Të martën kuqezinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë seancë stërvitore me ngarkesë të plotë dhe të nisin kolaudimin për dy miqësoret e marsit.

SPANJË-Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në Barcelonë në kuadër të dy miqësoreve ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Stafi teknik dhe lojtarët e ftuar kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe janë akomoduar pasdreke në hotel.

Të fundit që i janë bashkuar grupit kanë qenë Armando Broja, Marash Kumbulla, Herdi Prenga dhe Qazim Laçi. Pasditen e të hënës ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku një pjesë e lojtarëve janë stërvitur rregullisht ndërsa ata që kanë luajtur të dielën me klubet në kampionatet respektive kanë kryer stërvitje pa shumë ngarkesa.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *