BallinaLajme

“Dibra është me ty”/ Vendlindja e Klodian Rashës ngrihet në protestë: Duam drejtësi!

Edhe pse kanë reaguar 3 ditë pas vrasjes së Klodianit, ata shprehen se janë të parët që duhet të protestonin, pasi i riu i vrarë kishte origjinë dibrane.

– Edhe Dibra i është bashkuar bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Që prej orës 18:00 ata kanë marshuar në Bulevardin e Dibrës me thirrjet “Drejtësi për Klodianin” dhe “Dibra është me ty”, ndërsa protesta ka qënë tërësisht paqësore. Edhe pse kanë reaguar 3 ditë pas vrasjes së Klodianit, ata shprehen se janë të parët që duhet të protestonin, pasi i riu i vrarë kishte orig jinë dibrane.

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Ata janë shprehur se se ditën e nesërme 3000 të rinj dibran do nisën drejt Tiranës, për të mbështetur protestën në kërkim të drejtësisë për Klodianin.

Protesta  ka vijuar për të tretën ditë radhazi në kryeqytet me pjesëmarrje masive, ku nuk kanë munguar incidentet dhe plagosje të efektivëve dhe protestuesëve. Mbështetje ka pasur nga shumë qyetete të Shqipërisë e të Kosovës.

Lexo më shumë  Protestuesit “blindojnë” disa zona të kryeqytetit, Kuvendin, SPAKUN dhe Gjykatën e Tiranës
YouTube player