BallinaBota

Dhjetë vite nga protestat e Tunizisë që nxitën ”Pranverën Arabe”

Kanë kaluar dhjetë vite që kur një tregtar ambulant i vuri flakën vetes në shenjë proteste për regjimin represiv, korrupsionin dhe koston e lartë të jetesës në Tunizi.

Ishte 17 dhjetor i vitit 2010 kur tregtari i fruta-perimeve Mohamed Bouazizi, 26 vjeç, protestoi në mënyrë rrëqethëse duke i vënë flakën vetes pasi autoritetet lokale i kishin sekuestruar për të disatën herë produktet që ai shiste.

Kjo frymëzoi qindra e mijëra njerëz të dilnin rrugëve për një revoltë që nisi atë çka më pas u njoh si “pranvera arabe”, u quajt kështu pasi shumë shpejt protestat zunë edhe vende të tjera si Libia, Egjipti, Jemeni dhe Siria.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Më pak se një muaj pas nisjes së protestave, presidenti Zine El Abidine Ben Ali, i cili kishte 23 vite në pushtet, u largua nga vendi duke gjetur strehë në Arabinë Saudite, ndërsa Bouazizi ndërroi jetë më 4 janar 2011.about:blank

Dhjetë vite më pas Tunizia mbetet në vështirësi ekonomike, pavarësisht se sistemi dhe mënyra e drejtimit të vendit ka ndryshuar.

Tunizia mbetet i vetmi vend që arriti të shmangë përshkallëzimin në luftë civile nga protestat e pranverës arabe.

Vende si Siria, apo Libia përfunduan në luftëra të përgjakshme që nxitën largimin e miliona vetëve si refugjatë jashtë shtetit.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Reforma të ndryshme janë ndërmarrë që pas largimit të Ben Alisë, megjithatë të shumtë janë ata që thonë se vendi nuk është aspak drejt perspektivës që u shpresua prej protestave dhjetë vite më parë.

Gjithsesi Bouazizi është kthyer në historinë frymëzuese të të rinjve të Tunizisë, teksa figura e tij është lartësuar dhe kthyer në simbol për një të ardhme më të mirë. Në vendet arabe ai konsiderohet martir i lirisë.

Revista prestigjioze The Times e shpalli Bouazizin njeriun e vitit për vitin 2011.

YouTube player