BallinaBota

Biden dhe Pence do të vaksinohen publikisht për koronavirusin brenda pak ditësh

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, thanë zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, raporton Zëri i Amerikës, ndërsa nënpresidenti Mike Pence do ta bëjë vaksinën të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Si Biden, ashtu edhe Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Ndërsa presidenti aktual Donald Trump do ta marrë vetë vaksinën sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se kur është më mirë, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Dozat fillestare të vaksinës në SHBA filluan këtë javë dhe janë parfashikuar për mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të frontit, si edhe për banorët dhe personelin e shtëpive të të moshuarve dhe disa zyrtarë të qeverisë amerikane.

Zyrtarët amerikanë synojnë të sigurojnç 2.9 milionë doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania Pfizer Inc. dhe partneri i saj gjerman BioNTech, deri në fund të javës.

Të paktën 304,187 amerikanë kanë humbur jetën nga sëmundja, sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, dhe 16.7 milionë janë infektuar – afërsisht 5% e popullsisë.

Rruga Press

YouTube player