Lajme

DETAJET: Erisa Fero e dashura e një prej trafikantëve, si iu shmangej patrullave përmes kartave të ministrive

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore, ku u arrestua me 58 kg drogë specialistja e “AKSH-it”, Erisa Fero. Procedurat e shkarkimit ndaj kësaj të fundit tashmë, kanë nisur me shpejtësi në AKSH. Por roli i zyrtares shtetërore në grupin kriminal ka qenë mjaft aktiv.

Hetimet e ndjekura nga oficerët e policisë së Korçës dhe prokuroria e Pogradecit, kanë zbuluar se Erisa Fero, kryente rolin e korrieres në këtë grup, pasi drejtonte mjetet ku ndodhej lënda narkotike. Ajo i shmangej patrullave të policisë, duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në vend, dhe për pasojë kalonte me lehtësi patrullat e policisë.

Fero mësohet se ka krijuar një raport intim me të arrestuarin Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja, i cili më pas e përdorte për ta transportuar drogën, raporton OraNews. Lënda narkotike blihej në Shkodër dhe më pas transportohej drejt Tiranës dhe Fushë-Krujës. Prej këtej çohej në zonën e Pogradecit, ku dyshohej se trafikohej në Maqedoni, ku dhe tregtohej.

Lexo më shumë  Hajdari: Me nënshkrimin e Marrëveshjes të Lirë për Mallra, filluam një epokë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Përveç Erisa Feros dhe Likmend Bashës, në pranga është vënë edhe një person tjetër i quajtur Endri Karaj.

Të tre këta persona po çonin drogën nga Tirana në Pogradec. Karaj dhe Basha, ndodheshin në një makinë para, ku hapnin rrugën duke kontrolluar për lëvizjet e mundshme të policisë. Ndërsa pas tyre, lëvizte me një automjet punonjësja e AKSH-it, Erisa Fero, e cila mbante dhe sasinë e lëndës narkotike prej 58 kg hashash.

Vendi i takimit me grupin e Pogradecit, është lënë në zonën e Qafë-Thanës, pikërisht tek kthesa ku ndodhet restorant Kukësi. Qëllimi ishte shkëmbimi i drogës dhe lekëve, në një vend larg vëmendjes së policisë. Por agjentët e policisë i kanë monitoruar nga distanca, duke ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme.

Lexo më shumë  Investigimi/ Financimet e fshehta të PS nga ndërtuesit e kullave të Tiranës!

Tre personat Erisa Fero, Lekë Basha dhe Endri Karaj, janë arrestuar dhe bashkë me ta është bllokuar lënda narkotike. Ndërsa dy pritësit e mallit që kishte dërguar grupi i Pogradecit, F.S., 30 vjeç dhe G.S., 28 vjeç, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë.

Kontrolle të shumta, janë kryer në dhjetëra banesa me qëllim kapjen e tyre por pa sjellë rezultat.

Nga një vëzhgim i profilit online Instagram të Erisa Feros, punonjësja e AKSH-it ka foto duke qëlluar me pistoletë në poligone private në Tiranë, apo teksa tymos me puro kubaneze. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *