Lajme

Nga vjedhja e votave për PS-në në transport droge, pranga 28-vjeçares Erisa Fero

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga arrestimi i patronazhistes së Tiranës Viola Sterjo, kur një tjetër socialiste bëhet lajm kombëtar pas një operacioni policie. Bëhet fjalë për Erisa Feron, 28-vjeç që transportonte drogë nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut.

Në makinë iu gjetën 58 kilogramë kanabis, të cilat i kishte sjellë nga Shkodra dhe do t’i kalonte për në Maqedoninë e Veriut.

ERISA FERO, PUNONJËSE E AKSHI

E habitshme është që si Erisa Fero, edhe Viola Sterjo që u arrestua dje punonin në të njëjtin institucion, në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ndërkohë që Viola Sterjo kishte mashtruar disa qytetarë të Korçës dhe u kishte marrë qindra mijëra euro ryshfet, e arrestuara tjetër kishte menduar t’i bënte paratë duke transportuar drogë.

Në njoftimin për mediat, AKSHI sqaroi se “Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste” dhe se për të kanë nisur procedurat e shkarkimit.

Lexo më shumë  DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

AKUZA PER VJEDHJEN E VOTAVE PER PS

Por si është punësuar Erisa Fero në një institucion shtetëror? Përgjigjia është tek aktiviteti i saj politik, që u zbulua në media pas arrestimit. Nëse Viola Sterjo kishte qenë patronazhiste e PS, Erisa Fero kishte qenë numëruese, madje e përfshirë edhe në vjedhjen e votave.

Vitin e kaluar ajo është kallëzuar nga KQZ bashkë me 20 komisionerë të tjerë, pasi ishte anëtare e PS në një komision të numërimit të votave, ku dyshohet se rezultati i votave ishte falsifikuar.

Fero ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ. Për shkak se në komisionin ku bënte pjesë Fero, rezultati i votave ishte falsifikuar, KQZ ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për 21 komisionerë, mes të cilëve dhe Erisa Fero.

Lexo më shumë  Tentime për blerje votash në Kumanovë, VLEN denoncon në polici dhe OSBE/ODIHR

ROLI I ERISA FERO NE TRANSPORTIN E DROGES

Policia tha operacioni ku u arrestua Erisa Fero dhe bashkëpuntorët e saj u krye nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës.

Droga vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës” informoi sot policia e Korçës.

Punonjësja e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero drejtonte makinen, që kishte në bagazh 58 kg kanabis. Së bashku me të ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushe-Kruja dhe një 17 vjeçar me inicialet M.K. /Lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *