Lajme

Heqja e barrikadave, KFORi: Të bëhet sa më shpejt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media kanë thënë se mirëpresin vendimin e mbrëmshëm që doli nga takimi Rakiq-Vuçiq në Rashkë për largimin e barrikadave në veri të Republikës së Kosovës.

“KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatë. KFOR ka thënë se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Ndërkohë kanë thënë se mbesin vigjilent dhe mund të ndërhyjnë nëse është e nevojshme bazuar në mandatin e tyre.

“ Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, përfundon komunikata.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *