Bota

Dështon votimi për presidentin në Itali

Ka dështuar votimi i katërt i mbajtur të enjten në Parlamentin italian për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Asnjë nga kandidatët nuk ka arritur kuorumin e parashikuar nga Kushtetuta, prej dy të tretat e ligjvënësve me të drejtë vote.

Të premten, kryesia e Parlamentit do të shqyrtojë mbajtjen e dy votimeve në ditë.

“Skenarët janë dy, për momentin. I pari, që Draghi të mbetet kryeministër. Duke bërë këtë ai do të sigurojë stabilitetin e vendit dhe besueshmëria e qeverisë nuk do të preket. Komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet evropiane e shohin këtë opsion si më të mirin”, thotë analisti Pietro Paganini.

Lexo më shumë  Fëmijët palestinezë protestojnë, kërkojnë të drejtën për arsimim

“Nëse Draghi bëhet president për 7 vitet e ardhshme, besoj se besueshmëria e vendit do të vihet në dyshim. Çështja është se kush do ta zëvendësojë atë, por mbi të gjitha kush mund të luajë njëkohësisht rolin e politikanit dhe atë të teknokratit në një moment kaq të vështirë, kur Perëndimi po përballet me një krizë identiteti”, shton Paganini.

Lexo më shumë  Afër 80,000 njerëz janë zhvendosur nga Rafahu që nga e hëna

Në votimin e së enjtes, presidenti në ikje Sergio Mattarella mori 166 vota, i ndjekur nga prokurori i Antimafias, Nino di Matteo, me 56.

Rruga Press

YouTube player