Bota

Hungaria forcon lidhjet me Rusinë, do të marrë më shumë gaz rus në 15 vitet e ardhshme

Hungaria po mendon që të rrisë sasinë e gazit të importuar nga Rusia.

Kështu deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban i cili shtoi se do të bisedojë me presidentin Vladimir Putin javën e ardhshme.

Hungaria, një vend i BE-së dhe NATO nënshkroi një marrëveshje afatgjatë me rrjetin e gazit rus, Gazprom në muajin gusht të vitit të shkuar.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe perëndimit janë tensionuara për shkak të trupave ruse në kufijtë e Ukrianës. Opozita hungareze i ka bërë thirrje kryeministrit Orban që të mos takohet me Putinin.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Por Orban ka thënë se do të nënshkruajë një marrëveshje 15-vjeçare për të marrë më shumë gaz rus.

“Kontrata 15-vjeçare, e cila do të na sjellë 4,5 miliardë metër kub gaz në vit.”

Shefi i qeverisë hungareze deklaroi gjithashtu se në bisedën me Putin do të vinte në fokus edhe situatën në Ukrainë.

“Sigurisht që Hungaria është një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, kështu që përpara takimit unë do të koordinohem me aleatët evropianë. Hungaria është e interesuar për një zgjidhje paqësore mes Ukrainës dhe Rusisë.”

Lexo më shumë  E implikuar në transferimin e armëve, anija e sanksionuar ruse ankorohet në Kinë

Rruga Press

YouTube player