Kuriozitete

(Video) Balena del dy herë në bregdet, është plagosur

Banorët e Alimos në Greqi u përballën me një pamje të papritur, teksa një balenë e vogël doli në bregdet. Sipas medieve greke, bëhet fjalë për balenën Zifios, e cila ka humbur orientimin.

“Me sa duket balena është lënduar”, shkruan protothema.gr.

Sipas informacioneve, balena kishte dalë në breg që prej ditës së djeshme, por ekipet përkatëse e futën sërish në det. Megjithatë, balena doli sërish sot në breg.

Për rrjedhojë në zonë kanë shkuar një grup zhytësish dhe një veteriner për të trajtuar balenën e vogël.

Profesori i biologjisë, Dr. Koutsoubas, thotë se këto kafshë dëmtohen nga helikët e anijeve. Ai shtoi se balena nuk përbën aspak rrezik dhe se është një nga speciet e mbrojtura.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player