KryesoreLajme

Deputeti ukrainas në Këshillin e Evropës bën thirrje të njihet Kosova

Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i ka bërë thirrje Evropës që ta pranojë Kosovën në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e së martës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e kanë njohur.

“Po ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend (Kosovën) si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”, tha ai, derisa në gjuhën shqipe tha “Kosova është Evropë”.

Lexo më shumë  Dënohet me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë Sllobodan Radenkoviq, për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Në Asamble u dëgjua për herë të parë edhe zëri i Kosovës. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha se Kosova është me popullin ukrainas, derisa shtoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e familjes evropiane.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës njofton BE-në për bllokimin e fondeve të saj dedikuar Luginës së Preshevës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *